Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Martin Zubimendit nga Arsenali, në një lëvizje që mund të kthehet në një nga transferimet e bujshme të merkatos.
Sipas “Metro”, duke cituar “Mundo Deportivo”, ardhja e Bruno Guimaraes te Arsenali ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e mesfushorit spanjoll, i cili iu bashkua “Topçinjve” vetëm verën e kaluar nga Real Sociedad për rreth 60 milionë paund.
Zubimendi thuhet se ka humbur vendin në formacion gjatë pjesës së fundit të sezonit, ndërsa nuk ishte titullar as në finalen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain, shkruan 04 Online.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Real Madridi, por Chelsea, me Xabi Alonson në krye, pritet të jetë një rival serioz. Alonso e njeh mirë Zubimendin nga koha e tyre te Real Sociedad dhe ka tentuar ta transferojë edhe më herët.
Arsenali, ndërkohë, raportohet se kërkon të paktën 90 milionë euro për të lejuar largimin e mesfushorit spanjoll./04 Online/














































