Deontay Wilder do të kthehet në ring së shpejti.
Pas përfundimit të trilogjisë me Tyson Fury, amerikani duket se u tërhoq nga të boksuarit.
Gjithsesi, vetë ai e konfirmoi se do të ndeshet sërish.
Kësaj herë “Bronze Bomber” do të përballet me finlandezin Robert Helenius, më 15 tetor, transmeton lajmi.net.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua dhe që nga sot ai vazhdon,” tha në një deklaratë të mërkurën 36-vjeçari Wilder.
Lufta do të zhvillohet në Barclays Center të Brooklynit.