Vjen zyrtarizimi, Besiktasi i uron mirëseardhjen Ernest Muçit

0
158

Vjen edhe zyrtarizimi i transferimit të Ernest Muçit te Besiktasi në Superligën turke. Klub që do të paguajë 10 mln euro në arkat e Legias së Varshavës për shërbimet e 22-vjeçarit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 2 gola me kuqezinjtë) do të jetë pjesë e skuadrës nga Stambolli deri në verën e vitit 2027.

Nga ky operacion do të përfitojë edhe Tirana, që ka ruajtur 10% të kartonit të Muçit. Talenti shqiptar do të përfitojë rreth 1.8 mln euro në sezon nga kontrata me Besiktasin.

Mirësevjen te Besiktasi“, lexohet mbi videon e 16 herë kampionëve të Turqisë në rrjetet sociale./SS

Leave a Reply