Vjedhje e rëndë në Suharekë, i dyshuari në kërkim policor

0
217
Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve nga persona të dyshuar në vende të ndryshme, si rrugë, lokale apo pompa derivatesh kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur edhe në Suharekë gjatë ditës së mërkurë në rrugën ‘Brigada 123’ rreth orës 17:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dy persona kanë raportuar në polici se perderisa ishin në lokal një person i dyshuar u kishte vjedhur para dhe nga policia kjo është cilësuar si vepër ‘vjedhje e rëndë’.

Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se i dyshuari është ende i lirë dhe se i njejti është në kërkim policor.

Poashtu, policia ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar

Leave a Reply