Viktima e i dyshuari në Prizren ishin fqinj nga lagjia Arbana

0
903

Një burrë 48-vjeçar dyshohet se është vrarë mbrëmjen e sotme në Prizren, nga një i dyshuar që më pas iku nga vendi i ngjarjes. KALLXO.com mëson se i dyshuari është Aziz Gashi, me prejardhje nga fshati Sferkë të Komunës së Klinës por që po jetonte në lagjen e njëjtë me viktimën Beqir Morina.

Tutje siç tregojnë burime të KALLXO.com, të dhënat e para nga raportet policore flasin se viktima ishte në prani të dy familjarëve të tij kur u gjuajt drejt të njëjtit me armë automatike.

familjarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime ndërsa 48 vjeçari ka vdekur. Siç mëson KALLXO.com tashmë i dyshuari po kërkohet nga njësite të ndryshme të policisë, pasi dyshohet se kreu krimin e më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë edhe armën që përdori me vete.

KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin dhe me konfirmimin e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi se ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00 ndërsa ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia dhe ekipet e tjera janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat që quan deri në vrasjen e viktimës, përderisa në vendngjarje ka dal edhe prokurori i rastit./Kallxo.com/

Leave a Reply