Vdes pas një sëmundje të rëndë ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhavit Ferizi dhe ish-truprojë i Hashim Thaçit

0
106

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa), ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truprojë i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ferizi ishte nga fshati Plluzhinë.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.

Milaim Cakiqi mik i ngushtë i ish-presidentit Thaci ka shkruar se Raketa e ka fituar çdo betejë, në luftë e në paqe. “Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply