Vdekje e dyshimtë në një ordinancë private në Prizren, iniciohet rasti për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

0
588

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot pasdite në Prizren. Një grua ka vdekur derisa ishte duke u operuar në një ordinancë private në këtë qytet.

Pas vdekjes, djali i viktimës ka lajmëruar Policinë në lidhje me rastin.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për këtë rajon.

Gashi tha se rasti është iniciuar si – trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

“Me datë 23.06.2022 rreth orës 17:10 kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancë private e cila gjendjen në rrugën, “Gjeravica” në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, i njëjti deklaron se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të iniciohet, “ Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, tha Gashi për KALLXO.com.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KALLXO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here