Mesfushori shqiptar, Uran Bislimi, mund të jetë protagonist i një transferimi të rëndësishëm gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollisti 26-vjeçar, i cili aktivizohet te Lugano, raportohet se ka hyrë në bisedime me klubin francez Lille, që garon në Ligue 1.
Bislimi, që në të kaluarën ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe aktualisht përfaqëson Zvicrën, mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zvicerane. Edhe pse ka kontratë me Luganon deri në vitin 2027, interesimi nga elita franceze shihet si një mundësi e madhe për vazhdimin e karrierës së tij.
Mbetet të shihet nëse negociatat do të konkretizohen në javët në vazhdim, por sinjalet e para tregojnë se një transferim në Ligue 1 është më afër se kurrë./04 Online















































