Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Projektin Sustainable Higher Education and Research in Kosovo SHER

0
35

Sot më datë 15 Nëntor 2024, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Projektin Sustainable Higher and Education Research in Kosovo – SHER, projekt i financuar nga Austrian Development Cooperation dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, thuhet në njoftimin e UPz-së.

“Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr.Mentor Alishani dhe Udhëheqësi i Projektit Zt. Aqim Emurli. Në këtë ceremoni, Rektori Alishani, mbajti një fjalë rasti ku falenderoi zt. Emurli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Universitetit përmes projekteve që ai i ka udhëhequr dhe për gatishmërinë e tij që ta mbështesë edhe përmes projektit të ri SHER, i cili paraqet një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e Universitetit.

Zt.Emurli, prezentoi para të pranishmëve objektivat e projektit dhe mundësitë e bashkëpunimit me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren,

Bazuar në këtë Marrëveshje, Projekti SHER do të mbështesë Universitetin me ekspertizë të jashtme dhe të brendshme në hartimin e Planit të ri Strategjik të Universitetit 2025- 2029, në rishikimin e Statutit të Universitetit, në avancimin e Komisionit Qëndror për Sigurimin e Cilësisë, në ribrandimin dhe unifikimin e formatit të dokumenteve të Universitetit si dhe në aktivitete tjera përmes të cilave synohet të përmbushen objektivat strategjike të Universitetit.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe pjesëtarët e Këshillit Drejtues, Dekanët e njësive akademike të Universitetit si dhe personeli akademik dhe studentët”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here