Janë përcaktuar tashmë datat dhe oraret e dy gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, me katër skuadra të mëdha që do të luftojnë për një vend në finalen e madhe në Budapest.
Do ta hapë programin sfida mes PSG dhe Bayern Munich: ndeshja e parë do të luhet më 28 prill në “Parc des Princes”, ndërsa kthimi është parashikuar për më 6 maj në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.
Sa i përket çiftit tjetër, Atletico Madrid do të presë Arsenalin më 29 prill në “Wanda Metropolitano”, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 maj në Londër, në “Emirates Stadium”.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 21:00 sipas kohës evropiane, ndërsa fituesit e dy përballjeve do të ballafaqohen në finalen e madhe të programuar më 30 maj në Budapest të Hungarisë.













































