Uldedaj s’e lëshon fronin, mposht britanikun dhe ruan titullin botëror

0
41

Jurgen Uldedaj ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të botës në versionin IBO, pasi mposhti britanikun Austine Nnmadi në një duel të fortë dhe mjaft konkurrues, të zhvilluar të shtunën në mesnatë.

Boksieri shqiptar arriti të dalë fitues pas një përballjeje që rezultoi më e vështirë sesa pritej, me kundërshtarin britanik që ofroi rezistencë serioze gjatë gjithë meçit dhe e mbajti të hapur garën deri në fund.

Uldedaj e nisi sfidën më mirë, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke qenë më i saktë në goditje gjatë raundeve të para. Në këtë rrugëtim, ai pati edhe mbështetjen e madhe të publikut, që e përkrahu vazhdimisht nga tribunat.

Megjithatë, pas raundit të pestë, Nnmadi rriti intensitetin dhe arriti të rikthehej në duel, duke vënë në vështirësi kampionin shqiptar. Pavarësisht presionit, Uldedaj ruajti qetësinë dhe disiplinën taktike, duke menaxhuar me përvojë momentet vendimtare të ndeshjes.

Në fund, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të boksierit shqiptar, me rezultat 115-113, duke vulosur kështu mbrojtjen e suksesshme të titullit botëror IBO.

Me këtë triumf, Uldedaj regjistron fitoren e 23-të në karrierën e tij profesionale dhe vazhdon të mbajë titullin e kampionit të botës në kategorinë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here