Trajkoviq për betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe: Pengesë për komunitetin serb në Kosovë

0
171

Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se me betimin e nëntë deputetëve të rinj të Listës Serbe, është penguar përfundimisht komuniteti serb në Kosovë që të ketë përfaqësues të vërtetë politikë.

Sot janë zëvendësuar deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, duke u betuar nëntë deputetë të rinj nga po kjo parti.

“Sapo më njoftuan se Lista Serbe ka marrë nëntë mandate të reja në Kuvendin e Kosovës për ta penguar hyrjen time në të dhe për të mos lejuar komunitetin serb në Kosovë të marrë përfundimisht përfaqësues të vërtetë politikë. Shpjegoni këtë kthesë të papritur Aleksandar Vuçiq?” – ka shkruar Trajkoviq në T]itter.

E Lista Serbe ka thënë se vendimi ishte strategjik për të penguar “Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tij, si Rada Trajkoviq, që të ndryshojnë Kushtetutën”.

“Në fund, duam të theksojmë, se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe sigurinë, por edhe të mos lejojmë Kurtin e Rada Trajkoviqin, të vendosin për jetën tonë”, ka shkruar Lista Serbe.

Leave a Reply