Threads nuk dorëzohet, shton opsione të reja

0
180

Threads, rivali i X/Twitter ka shtuar sondazhet dhe imazhet GIF. Ky përditësim i bashkëngjitet risive të tjera që aplikacioni ka përfshirë si versioni ëweb, një buton redaktimi, kalimi nga një profil te tjetri, algoritmi kronologjik, postimet zanore etj.

Për shkak të adaptimit të shpejtë, Mark Zuckerberg është shprehur se Threads mund të jetë shumë shpejt një aplikacion me 1 miliardë përdorues.

Sondazhet kanë funksionuar për të përfshirë përdoruesit në X/Twitter pasi i lejojnë të shprehin mendimin e tyre për tema që variojnë nga më të thjeshtat tek ato që përbëjnë shqetësim. Personat që postojnë sondazhe mund të tërheqin ndjekës të rinj dhe të kenë një perceptim të përgjithshëm pa qenë nevoja e pyetësorëve formalë.

Sondazhet në Threads qëndrojnë për 24 orë dhe mund të përzgjidhet kush mund të marrë pjesë, në të njëjtën mënyrë që kontrollohet se kush mund të komentojë në një postim.

Imazhet GIF mbeten ende interesante për përdoruesit, ndonëse brezat e rinj ndonjëherë shprehen se janë “demode”.

Ndërkohë, kreu i Instagram, Adam Mosseri është shprehur se Threads do të testojë numërimin e shikimeve dhe vendosjen e postimeve apo përgjigjeve të përzgjedhura në fillim të faqes së profilit. Sipas tij, aplikimi i numërimit të shikimeve iu siguron përdoruesve një panoramë të përhapjes së postimeve të tyre.

Leave a Reply