Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

0
110
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka therur me thikë një tjetër, në një rast që po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:30, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se me thikë ka sulmuar viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here