Bukuroshja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, së fundmi ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një video në InstaStory. Ajo tregoi se ishte duke shijuar një mbrëmje të freskët vere me fenomenin e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, duke treguar se të dyja kanë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën.
Në videon e postuar, Juliana dhe Edona shihen duke kaluar momente të këndshme së bashku, duke dialoguar dhe qeshur.
“Hej njerëz të bukur! Edhe për mu ka njëherë dalje për qejfi. Sot jam për qejfi jo veç me ‘çikën’, Kremin, por edhe me Edonën”, thotë Juliana në video, duke nënkuptuar se ato kanë kaluar një mbrëmje të veçantë së bashku.
Juliana Nura dhe Edona James kanë qenë dy ndër banoret më të përfolura dhe finaliste të dy edicioneve të para të Big Brother VIP Kosova (BBVK). Duke qenë se të dyja kanë bërë një impakt të madh në publik gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK, Xhuli shprehet me krenari për marrëdhënien e tyre me fansat.
“Do të thotë, unë e di që shumë njerëzit mendojnë që ne jena fituesit e Big Brother 1 dhe 2, por ne faktikisht jemi, sepse publiku e do Xhulin edhe Edonën”, tha bukuroshja nga Drenica në videon e saj.
Ky takim i dy ikonave të BBVK ka ngjallur interes të madh tek fansat e tyre, të cilët vazhdojnë t’i mbështesin dhe t’i konsiderojnë si fitueset morale të edicioneve të para të Big Brother VIP Kosova.
Miqësia e tyre e ngushtë dhe energjia pozitive që ndajnë me njëra-tjetrën është një shembull frymëzues për të gjithë ata që i ndjekin.