Tahiri thotë se votimi në KiE me 2/3 është real, tregon sfidën e fundit përballë delegacionit serb

0
118

Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Tahiri tha se pas pak, Kosova do ta ketë edhe një betejë, atë të mos votimit të 16 amendamenteve, ku sipas tij, shumica janë të iniciuara nga delegacioni serb.

“Në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërrmuese janë në anën tonë. Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR”.

“Gjatë diskutimeve theksova se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, tha Tahiri.

Në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, këtë të martë rreth orës 16:00 do të zhvillohet debat e më pas edhe votim për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë sesion pranveror, i cili është i një rëndësie historike për Kosovën, do të diskutohet raporti i raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve prezentë për kalimin tutje.

Leave a Reply