Tahiri: Me këtë Qeveri, Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit të Evropës

0
112

Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri ka thënë se me “Qeverinë Kurti, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e të cilës votat i kemi që nga koha e qeverisjes tonë”.

Këto komente, Tahiri i bëri pas deklaratave të ambasadorit gjerman Joern Rohde ku kritikoi Kosovën për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

“Me këtë Qeveri Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit te Evropës, për anëtarësimin e te cilës i kemi votat qe nga koha e qeverisjes tone- Ambasadori gjerman Rohde shpjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit te Deçanit nuk do te ketë anëtarësim!”, shkruan ajo në Facebook.

Leave a Reply