Një përleshje pas një mosmarrëveshjeje në Suharekë ka përfunduar me arrestimin e dy personave, raporton 04 Online.
Dy vëllezër kosovarë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull tjetër kosovar, i cili në shenjë revolte ka dëmtuar automjetin e tyre duke i thyer parafangon.
Të tre të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, dy vëllezërit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë 12.04.2025 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte i thyen parafangon e automjetit të dyshuarave. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online