Sot mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14°C

0
76

Sot në vend parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, duke krijuar kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi që do të variojë nga 12 deri në 39 kilometra në orë.

Temperaturat do të shënojnë rritje krahasuar me ditët e fundit. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 14°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here