Blero drejt zgjerimit të familjes – një tjetër kapitull i lumtur për artistin

0
65

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, do të bëhet baba sërish, duke ndarë me publikun një nga lajmet më të bukura të jetës së tij personale.

Lajmin e ka konfirmuar vetë artisti përmes një videoje tejet emocionuese të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Eronitën. Në pamjet e ndara, vëmendjen e marrin një palë atletesh të vogla për fëmijë, të shoqëruara me mbishkrimin prekës: “Bebi po vjen”, shkruan 04 Online.

Ky moment i veçantë vjen vetëm pak muaj pas martesës së tyre madhështore, duke e bërë edhe më të ëmbël këtë kapitull të ri për çiftin.

Me këtë lajm, Blero rikthehet në qendër të vëmendjes jo vetëm për muzikën, por edhe për jetën e tij familjare, duke marrë urime të shumta nga fansat dhe kolegët./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here