Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 15 prill 2026.
Sipas vendimit të publikuar nga MINT, nafta sot do të shitet me çmimin 1.76 centë, 2 centë më lirë se një ditë më parë.
Ndërkaq, në të njëjtin vendim bëhet e ditur se çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.44 centë, ndërsa për gazin 89 centë.














































