Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit Fadil Llugaxhiu

0
129

Këngëtari i muzikës popullore, Fadil Llugaxhiu nga Vraniqi i Suharekës është ndarë nga jeta të hënën.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se sot i jepet lamtumira e fundit, në fshatin Vraniq, nga ora 16:00.

“Miq, shok e familjar me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot me datë 07.10.2024 pas nje semundje te shkurt u nda nga jeta më i dashuri ynë Fadil Llugaxhiu!

Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës.

Varrimi bëhet me dt 08.10.2024 ne ora 16:00 ne varrezat e fshatit Vraniq.

Tu preft shpirti ne paqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here