Sot festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

0
341

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën, madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.

Në Kosovë festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Por sot nuk do të ketë vetëm festë në Prizren, pasi gratë dhe vajzat aktiviste, sot nga ora 12:00 në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas do të organizojnë një marsh protestues për më shumë të drejta për gratë dhe vajzat dhe pozitën e tyre të pafavorshme në shoqërinë tonë.

Marshi do të organizohet me nisje nga Sheshi Shatërvan.

Leave a Reply