Sot deri në 35°C

0
37

E hëna pritet të jetë kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave.

Në zona të caktuara priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Era do të fryjë me shpejtësi 7-27 km/h, ndërsa lokalisht mund të forcohet deri në 45 km/h, shkruan 04 Online.

Pluhuri saharian do të dobësohet gradualisht, por në zonat me reshje shiu mund të përzihet me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 17 deri në 19°C, ndërsa maksimalet nga 32 deri në 35°C./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here