Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasdite do të ketë shtim gradual të vranësirave.
Sipas parashikimit, në zonat veriperëndimore, veriore dhe verilindore, pranë kufirit, mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet që herë pas here do të jetë i fuqishëm, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h, shkruan 04 Online.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, me vlerat minimale nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33°C./04 Online/















































