Gjatë ditës së sotme parashihet mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave.
Vende-vende parashihen riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28°C dhe 32°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme.














































