Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, vranësirat do të shtohen dhe në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu, të përcjella me bubullima dhe vetëtima.
Në pjesë të caktuara nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër.
Reshjet pritet të jenë më të theksuara në rajonet veriperëndimore, veriore dhe verilindore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, herë pas here me intensitet më të lartë, me shpejtësi prej 20 deri në 51 km/h .
Temperaturat minimale do të sillen nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 30°C.















































