Sonte zhvillohen edhe nëntë ndeshje tjera të raundit të dytë në UEFA Champions League.
Një vëmendje të madhe ka takimi mes Lille dhe Real Madridit, pasi në skuadrën franceze luan ylli kosovar, Edon Zhegrova, shkruan Indeksonline
Në stadiumin “Pierre-Mauroy” kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe sigurisht që Zhegrova pritet të jetë startues.
Takime interesante pritet të jenë edhe këto, Aston Villa – Bayern Munchen, Dinamo Zagreb – Monaco dhe Liverpool – Bologna.
Dy ndeshjet e para që nisin nga ora 18:45 janë: Girona – Feyenoord dhe Shakhtar Donetsk – Atalanta./Indeksonline/