Situatë kaotike në elitën e futbollit francez, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

0
40

Kaos total, ndeshja e kampionatit mes FC Nantës dhe Tuluz u ndërpre në minutën e 21-të, pasi tifozët vendas pushtuan fushën dhe hodhën tymuese të revoltuar pas rënies së skuadrës në Ligue 2.

Sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni i Ligue 1, ultrasit e Nantës, të veshur me të zeza dhe me kapuçë verdhe-jeshilë, thyen barrierat e sigurisë dhe hynë në fushë. Të frikësuar nga situata, lojtarët dhe arbitrat u larguan me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes.

Në mes të tensionit, trajneri i Nantës, Vahid Halilhoxhiç, qëndroi në fushë dhe u përball vetë me ultrasit, duke i larguar pas një debati të shkurtër. Më pas, tifozët u rikthyen me vrap në sektorin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here