Si të mbrojmë stomakun gjatë marrjes së antibiotikëve

0
463

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret “e mira” të pranishme në zorrët tuaja dhe ky është një efekt anësor.

Bakteret e zorrëve ose flora e zorrëve ruajnë ekuilibrin e lëndëve ushqyese në stomak dhe një shqetësim në këtë ekosistem mund t’ju shkatkojë probleme. Këto baktere ndihmojnë tretjen, ndihmojnë prodhimin e lëndëve ushqyese jetike dhe mbajnë sistemin imunitar në funksion. Kur antibiotikët prekin bakteret e zorrëve, mund të përjetoni dhimbje stomaku, kapsllëk, të vjella dhe të përziera.

Sa zgjat dhimbja e stomakut nga antibiotikët?

Dhimbja mund të zgjasë për disa ditë dhe rrallë gjatë gjithë periudhës që merrni antibiotikët. Në rast se dhimbja është e lehtë, ndiqni masat e mëposhtme për të kuruar dhimbjen e stomakut. Nëse keni dhimbje të forta, ndaloni marrjen e dozës dhe merrni ndihmë të menjëhershme nga gastroenterologu juaj.

Për të reduktuar efektet anësore të antibiotikëve dhe për të ndaluar dhimbjen e stomakut dhe simptomat e tjera, është thelbësore të mbani të sigurta bakteret tuaja të mira.

Me çfarë duhet t’i kombinojmë antibiotikët për të ndaluar dhimbjen e stomakut?

Kos

Kosi është më i miri për të reduktuar efektet anësore të antibiotikëve në stomak. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe përmban shumë enzima të gjalla që ndihmojnë tretjen dhe ofrojnë një mjedis rehabilitues për florën e zorrëve. Disa ushqime të tjera të fermentuara që mund të përmbajnë baktere të mira janë sallami, djathi.

Probiotikët

Suplementet probiotike funksionojnë në të njëjtën mënyrë që funksionon edhe kosi. Ato mund të gjenden lehtësisht në formë pilule ose pije dhe janë të efektshme menjëherë. Nëse ju dhemb stomaku pas marrjes së antibiotikëve, merrni një dozë probiotikësh gjatë kurës.

Hudhra

Hudhra përmban prebiotikë. Shtimi i hudhrës në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të ndaluar shfaqjen e dhimbjeve të stomakut. Hudhra lufton bakteret e dëmshme të zorrëve dhe favorizon bakteret e mira, duke e mbajtur stomakun tuaj të shëndetshëm. Ju mund ta shtoni hudhrën në menunë tuaj në forma të ndryshme, ose duke gatuar ose duke shtuar copa të grira të papërpunuara. Disa ushqime të tjera që përmbajnë nivele të ulëta të prebiotikëve janë bananet dhe qepët.

Fibra

Konsumi i fibrave është një mënyrë e shëndetshme për të ndihmuar në rritjen e baktereve të dobishme. Por duhet të shmanget marrja e ushqimeve të pasura me fibra gjatë trajtimit të vazhdueshëm me antibiotikë pasi mund të prishë përthithjen e ilaçit. Pas mbarimit të antibiotikëve, ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra si brokoli, bizelet, thjerrëzat, fasulet, drithërat mund të stimulojnë rritjen e baktereve të mira dhe të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut.

Vitamina K

Një tjetër efekt negativ që antibiotikët mund të kenë në trupin tuaj është zbutja e niveleve të vitaminës K. Vitamina K ndihmon trupin tuaj të shërohet nga prerjet dhe plagët duke ndihmuar në formimin e mpiksjes së gjakut. Për të ruajtur nivelet e kësaj vitamine thelbësore, mund të hani spinaq, majdanoz, lakër jeshile.

Leave a Reply