Mbrojtja dhe garantimi i lirive dhe i të drejtave të njeriut e të shtetasit me deklarata, kushtetutë, ligj, si dhe me norma të së drejtës ndërkombëtare, paraqet një ndër fitoret më të mëdha në historinë e njerëzimit.
Mirëpo, promovimi formal nuk nënkupton edhe zbatimin e tyre faktik, nga se shpeshherë, praktika nuk përputhet me normat ekzistuese të garantuar me Kushtetutë, për shumë arsye!
Liritë dhe të drejtat politike janë:
E drejta e zgjedhjes;
Liria e shprehjes;
Liria e bashkimit;
Liria e të mendurit;
Liria e fjales;
Liria e besimit;
Liria e shtypit dhe formave të tjera të informimit.
Pa garantimin dhe mbrojtjen efikase të këtyre lirive në cilindo institucion qendror apo lokal nuk mund të ketë zbatim të parimit kushtetushmërisë dhe ligjishmërsë.
Andaj mos zbatimi konkret i këtyre normave paraqet problem në
institucionet ku ushtrohet pushtet i pakufizuar, duke shfrytëzuar pozitat zyrtare për intersa personale, kërcënime dhe presione vetëm e vetëm për të ndaluar lirinë e shpehjes.
Rasti konkret ka ndodhur sot në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përderisa zyrtarja ndodhet në pushim vjetor merr vëretje nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë me arsyetim: pse ke paraqitur në raport javor “sfidë, mos mbështetjen e udhëheqësit në realizimim e një aktiviteti.”
Veprimet e tilla janë në kundërshtim me të gjitha deklartat, kushtetutat dhe ligjet demokratike, këto veprime nuk janë lejuara edhe në sistemin komuniste. E sot kur thirrem në demokraci lejohen presione të tilla dhe nuk merret asnjë veprim ndaj personit në fjalë, kësaj i thojnë shkelje totale e lirive dhe të drejtave elementare të punëtorve në sektorin publik!
Liria e të menduarit, e cila shpeshëherë emërtohet edhe si liria e fjalës, është një ndër liritë themelore të njeriut.
Por për këtë liri kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën miliona njerëz, e në mesin e tyre edhe kokat më të mëdha të njerëzimit si: Galileo Galileu etj.
Fatëkeqësisht po vazhdohet edhe në botën bashkohore vetëm në forma tjera.
Tmerrrr………
Shkruan: Naze KRASNIQI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online