Shqipëria e dënon sulmin rus në Rumani: Përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse

0
60

Shqipëria ka dënuar sulmin rus me dron në Galați të Rumanisë, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur.

MEPJ ka shprehur solidaritet të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.

“Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e së cilës vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e civilëve përtej kufijve të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, në mbështetje të përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund kësaj lufte në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, vijon deklarata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here