“Shkëputja e Inter na dha një goditje”, Allegri: Edhe unë dua lojë të bukur, por kemi limite!

0
115
Foto: Arkiva

Juventus u rikthye të fitonte pas katër ndeshjesh në Serie A, me bardhezinjtë që mposhtën në fushën e tyre me rezultatin 1-0, Fiorentinën. Torinezët iu falën një goli të mbrojtësit Gatti në pjesën e parë dhe më pas ia dolën të ruanin avantazhin ndaj sulmeve të skuadrës “vjollcë”.

Pas sfidës, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri theksoi se ishte një fitore shumë e rëndësishme në rrugën drejt objektivit “Champions” ndërsa shtoi se skuadra e tij mori një goditje në momentin që Inter nisi shkëputjen në kampionat.

“Për mua në këtë moment rezultati është shumë i rëndësishëm. Të mbash Fiorentinën larg kuadratit është e vështirë, ne punojmë çdo javë që të përmirësohemi në lojë dhe të mos lejojmë kundërshtarët të na godasin në portë. Kjo fitore ndaj Fiorentinës ishte e vështirë edhe nga aspekti psikologjik sepse kishim disa ndeshje pa fituar.

Në fund rrezikuam barazimin, por jemi duke zhvilluar një kampionat të mirë. Tani na duhet të gjejmë vazhdimësinë. Edhe ne do të donim që ta mbanim topin gjatë gjithë kohës dhe të godisnim 30 herë në kuadrat, ëndrrat janë të bukura, por ne i njohim mirë limitet tona.

Ne kërkojmë që për 90-minuta të luajmë në zonën e kundërshtarit, por nuk jemi vetëm ne në fushë, ka edhe një skuadër tjetër. Kemi 62 pikë dhe i kemi të merituara. Gabuam në momentin vendimtar të sezonit, por në fushë janë shumë të rinj.

Është ndryshe menaxhimi i një 30-vjeçari dhe ndryshe menaxhimi i një 18-vjeçari. Duam të kualifikohemi në Champions, ky është objektivi. Skuadra mori një goditje kur Inter nisi shkëputjen, por tani lojtarët janë më të përqëndruar”, u shpreh Allegri./SS

Leave a Reply