SHFMU “Nazim Buduri” në Prizren shënoi ditën e shkollës

0
482

SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit sot ka shënuar ditën e saj, e cila mbanë emrin e Dëshmorit të Kombit të rënë në luftën e UÇK-së në Koshare.

Kryesuesja e Asamblesë, Antigona Berisha – Bytyqi, e cila ka marrë pjesë në shënimin e ditës së shkollës, ku edhe punon, ka thënë se për ta përmbushur idealin e Nazimit, heronjve e dëshmorëve të tjerë duhet të investojmë shumë në ardhmërinë e mrekullueshme të vendit tonë për një arsim cilësor dhe me infrastrukturë moderne shkollore.

“Shkolla jonë SHFMU “Nazim Buduri” sot festoi ditën e saj. Ishte moment i veçantë për t’përkujtuar dëshmorin e kombit, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla jonë.
Nazim BUDURI, deri në ditën e tij të flijimit në Kosharen heroike nuk kishte kursyer asgjë, madje as jetën për çlirimin e vendit, që ne sot të mendojmë lirshëm, të flasim lirshëm dhe mbi të gjitha të veprojmë lirshëm.
Për t’përmbushur idealin e Nazimit, heronjve e dëshmorëve të tjerë duhet të investojmë shumë në ardhmërinë e mrekullueshme të vendit tonë për një arsim më cilësor dhe me infrastrukturë moderne shkollore.
Falënderojmë edhe Drejtoreshën e DKA-së znj. Luljeta Veselaj-Gutaj për pjesëmarrjen e saj si dhe për angazhimin që do t’ketë për shkollën tonë!
Urime!”, ka thënë Berisha – Bytyqi./04 Online

Leave a Reply