Shehu: Emërimi i UD-së të zëvendësdrejtorit të QKMF-së në Prizren është i kundërligjshëm

0
372

Ish nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, e ka quajtur të kundërligjshme emërimin e ushtruesit të detyrës të zëvendësdrejtorit të QKMF-së në Prizren.

Sipas Shehut, ligji mbi shërbimin publik nuk e lejon UD, madje sipas tij ky ligj nuk lejon emërime në këso pozita, teksa ka bërë me dije se këto pozita zgjidhen përmes konkursit.

“Qeverisja e “talenteve” te Prizrenit!
Javen qe po e leme pas, kryetari i Prizrenit “talenti” me vendim, ne kundershtim ligjor, si zakonisht, ka emeruar ud zv. drejtor ne QKMF.
Ligji mbi sherbimin publik nuk lejon ud, per me keq, ligji nuk lejon ne keso pozitash as edhe emerim, pra, keto pozita zgjidhen me institucion te konkursit, e jo me emerime.
Per edhe me keq, eshte emeruar ne kete pozite e vetmja radiologe prane QKMF-se, perveq shkeljeve ligjore, pyetja shtrohet, cka do behet me radiologjine tani. Kjo eshte hera e dyte qe mendesia qeverisese e PDK-se nuk mendon per sherbime shendeteseore ndaj banoreve te komunes se Prizrenit, heren e pare, radiolog-ja e vetme eshte bere drejtoreshe komunale e shendetesise, tani “emerohet” si zv drejtoreshe, ne te dyja rastet radiologjia mbetet pa sherbime.
Ftoj organet ligjzbatuese te merren me kete shkelje ligjore, jam i gatshem te deshmoj, nese me therisni per kete teme.
P.S.
Ky postim nuk ka te beje asgje me radiologen e nderuar per te cilen kam shume respekt, por ka te beje me mendesine e (keq)qeverisjes, e cila le qe nuk lexon ligje, por, edhe ato pak ligje qe i lexon nuk e ka aftesine t’i kuptoje!”, thuhet në reagimin e Shehut./04 Online

Leave a Reply