Saipi pëson një gol në barazimin e Luganos

0
79

Amir Saipi ka pasur paraqitje të mirë për skuadrën e Luganos, që të enjten mbrëma barazoi 1:1 në udhëtim te Grasshopperi, në ndeshjen e xhiros së 12-të.

Portieri i Kosovës golin e pranoi në minutën e 30-të, kur shënoi Nikolas Muci.

Në minutën e 52-të, Lugano i barazoi shifrat dhe rezultati nuk ndryshoi më.

Saipi në fundin e ndeshjes e pati edhe një pritje të mirë, dhe ia siguroi skuadrës së tij një pikë.

Saipi e Albian Hajdari në qendër të mbrojtjes e kompletuan ndeshjen.

Uran Bislimi u inkuadrua në minutën e 55-t, kurse Shkëlqim Vladi, në minutën e 62-të, te mysafirët.

Kapiteni i Grasshopperit, Amir Abrashi, e ndoqi ndeshjen nga tribunat, bashkë me tifozët e skuadrës.

Lugano pas 12 ndeshjeve ka 22 pikë në vendin e tretë, dy më pak se Zurichu e Servette.

Grasshopperi i parafundit ka nëntë pikë./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here