Sa ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor?

0
101

Sipas The Wall Street Journal, në SHBA ka një rritje të konsiderueshme të tentativave për vetëvrasje nga adoleshentët që vuajnë nga depresioni.

Prindër dhe disa studiues i kanë hedhur peshën e fajit për këtë fenomen rrjeteve sociale, por nga ana tjetër ekspertët janë përgjigjur se “çështja nuk është bardhë e zi”, e se ne fakt duhen analizuar disa aspekte.

Problemi qëndron në faktin se askush nuk e di sa ndikon ekzaktësisht roli i mediave sociale në gjendjen emocionale të të rinjve. Megjithëse përqindja e të rinjve që raportojnë se vuajnë nga depresioni, ankthi dhe mendimet për vetëvrasje është alarmante, nuk është e qartë se në çfarë mase përdorimi i mediave sociale kontribuon në këtë fenomen.

Një nga vështirësitë është se shëndeti mendor ndikohet nga shumë faktorë dhe asnjë trajtim nuk është njësoj efektiv për të gjithë.

Pediatër dhe psikologë argumentojnë se produktet dixhitale të krijuara për t’i mbajtur përdoruesit vazhdimisht aktivë dhe për përfitime nuk janë hapësira të shëndetshme për adoleshentët dhe fëmijët.

Pothuajse të gjithë treguesit e lidhur me shëndetin e dobët mendor dhe mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse u përkeqësuan nga viti 2013 deri në 2023, sipas një sondazhi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më shumë se gjysma e vajzave adoleshente thanë se ndiheshin të trishtuara ose të pashpresa dhe gati 1 në 3 nga të rejat, e kishte menduar seriozisht vetëvrasjen.

Studentët që përdornin aplikacione si Instagram, TikTok, Snapchat dhe X disa herë në ditë kishin më shumë gjasa të shprehnin ndjenja të vazhdueshme trishtimi ose dëshpërimi, të cilat janë simptoma të depresionit, raportuan studiuesit javën e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here