Rukiqi i LDK’së nga SHBA’ja: Aleatët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për mos-kordinimin me ta, kanë zhgënjim të hapur me Kosovën

0
144

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vizitë zyrtare. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Washington, Rukiqi ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Nga SHBA, anëtari i kryesisë së LDK’së ka dhënë një prononcim për gazetën Reporteri.net. Ka dhënë detaje për takimet që po zhvillon aje.

“Qëndrim im në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhet me ftesën nga Heritage Foundation, organizatë prestigjioze amerikane ku unë jam anëtarë bordi dhe në kuadër të kësaj organizate ka  edhe ish-diplomat, politikan, dhe ndërmarrës të rëndësishëm të globit. Qëndrimi im është i lidhur edhe me takime të tjera mjaftë të rëndësishme, si anëtarë i kryesisë së LDK-së,  të cilat i kemi pas këto ditë dhe po i vazhdojmë, ku në një pjesë të tyre kam qenë i shoqëruar edhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Ne e takuam edhe me Drejtoreshën e Zyrës për Evropën Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Colleen E. Hyland, e cila se bashku me stafin saj që merret edhe me rajonin dhe me çështjen  Kosovës, ku gjatë takimit kemi pasur diskutim të hapur lidhur me zhvillimet në Kosova, ku ne i kemi shprehur hapur qëndrimet tona si LDK, për proceset që po kalon vendi, kryesisht me dialogun dhe me pjesë të tjera përfshirë edhe draft-statusin dhe shqetësimet që i kemi për këtë”, tha Rukiqi.

Rukiqi, në bisedën për gazetën online Reporteri.net, foli edhe për shqetësimet, që sipas tij, në SHBA nuk janë të vogla për Kosovën, përfshirë edhe mungesën lobimit për shtetin.

“Në takimin me Heritage Foundation është Think Tank, me rol udhëheqës në politikat konservatorë të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo që e kemi parë si shqetësim të jashtëzakonshëm të aleatëve në këto takime është mos-koordinimi i Kosovës me aleatët, kryesisht me aletin kryesor SHBA-të, si aleati kryesori i shtetit tonë përfshirë edhe në atë të sigurisë, ka zhgënjim të hapur që asnjë herë më hapur si kam dëgjuar duke foli edhe për pasojat që mund të jeni për Kosovë, përfshirë edhe deklarata e hapura, që tashmë i kanë bërë për vendime e Kosovës, që janë marrë pa koordinim. Që kur isha herën e fundit gjatë pandemisë në SHBA, dhe tani po e shoh që ka një zbehje të prezencës të zërit të Kosova në SHBA, qoftë në qeverinë amerikan, ne kongres, në institute, e ne organizata të tjera të rëndësishme këtu në SHBA d.m.th. ka zbehjen edhe tek prezencën e miqve që dikur na kanë përkrahur dhe vazhdojmë të kem mbështetjen e tyre, sepse kem veprime të qeverisë që e zbehin sigurinë e Kosovë”, u shpreh ai.

Ai tha se LDK-ja kërkon që dialogu të zhvillohet për njohje reciproke dhe jo të sillen marrëveshje të dëmshme me Serbinë, duke i’u referuar draftit të statusit të propozuar nga BE’ja, që është prezantuar derivat i të marrëveshjes së Ohrit.

“Qëndrimet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjej rrugën drejt integrimeve euroatlantike. LDK është e bindur se dialogu duhet të mbyllet me njohje reciproke, dhe jo siç po e bënë kjo qeveri duke sjelle marrëveshje të dëmshme, dhe se kjo duhet të bëhet në bashkëpunim të plotë me SHBA-të, Kosova duhet të ketë rrugë të qartë drejtë anëtarësimit në NATO, duke e mbyllur procesin e sigurisë sidomos kur po i shohim rreziqet nga Serbia, dhe ndikimin e Rusisë, që shihet si rrezik potencial ne rajon”, tha Berat Rukiqi për gazetën online Reporteri.net.

Leave a Reply