Roth: E pakuptueshme që SHBA vendos kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kjo qasje duhet të përfundojë

0
110

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka kritikuar SHBA-në se po i vendos Kosovës kritere shtesë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Ai tha se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë pasi nuk është fer dhe është e padrejtë.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Europës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit – jo SHBA”.

Leave a Reply