Real Madridi synon mbrojtësin e Juventusit për krahun e djathtë

0
60

Sipas raportimeve të Diario Sport, Real Madridi po e vëzhgon me interes të madh mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, në kuadër të planeve për të ardhmen pas epokës së Dani Carvajal.

Futbollisti italian, i cili dallohet për fleksibilitetin e tij në repartin defensiv, konsiderohet një nga alternativat që klubi madrilen po analizon para merkatos së verës.

Me largimin e mundshëm të Carvajal, Trent Alexander-Arnold mbetet aktualisht opsioni kryesor për krahun e djathtë te skuadra e parë.

Edhe pse Cambiaso preferon më shumë anën e majtë, ai ka treguar paraqitje shumë të mira në të dy krahët e mbrojtjes, gjë që e bën një lojtar të vlefshëm për çdo ekip.

Nga ana tjetër, Juventusi thuhet se është i hapur për oferta serioze rreth 40 milionë euro, pasi synon të sigurojë të ardhura gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, Real Madridi po shqyrton edhe emra të tjerë si Diogo Dalot dhe Pedro Porro, ndaj ende nuk ka një vendim final për përforcimin e krahut defensiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here