Quajeni një futbollist të Bayern Munich, zbulohen detajet e transferimit të Mane në Gjermani

0
347

Gjithçka e mbyllur mes Bayern Munich dhe Liverpool për Sadio Mane. Bavarezët ditën e sotme kanë dërguar delegacion e tyre në Angli për të finalizuar transferimin e senegalezit. Ekipi i kampionëve të Gjermanisë u drejtua nga drejtori sportiv i klubit, ku në tryezën e bisedimeve me të kuqtë gjithçka u mbyll përsa i përket detajeve të transferimit.

Liverpool nga 30 vjeçari do të përfitojë 35.1 milion paund. 27.5 milionë paund janë të sigurta që vijnë nga trasferimi, 5 milion paund në bazë të paraqitjeve të lojtarit dhe 2.6 milion paund bazuar në arritjet individuale dhe ekipore. Mane e bëri të qartë pas finales së Ligës së Kampionëve se donte të largohej nga të kuqtë, pasi diskutimet për një kontratë të re u prishën për shkak të pagës.

Menjëherë mbas humbjes së finales së Champions League kundër Real Madrid, Mane e bëri të qartë deshirën e tij për t’u larguar. Kampionët e Gjermanisë u hodhën menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e lojtarit, por vetëm ditën e sotme u mbyll gjithçka. Aventura e Sadio Mane me Liverpoolin mbyllet mbas gjashtë sezoneve në Anfield, ku lojtari me të kuqtë fitoi trofe të rëndësishëm si Premier League dhe Champions League duke rikthyer lavdinë e klubit legjendar./SS

Leave a Reply