Qëndrimi i gjatë në internet ”fik” trurin

0
212

Kur flasim për varësitë, mendja jonë shkon menjëherë te përdoruesit e drogës, duhanit ose alkoolit, por në ditët e sotme ekziston edhe varësia nga interneti, e cila, në rastet më të rënda, shkakton forma komplekse të izolimit social, si ato të hikikomorit, shkruan focus.it.

Një studim i publikuar në ”PLOS Mental Health” analizoi se si abuzimi me internetin riformëson trurin e adoleshentëve, duke zbuluar se rajonet e përfshira në të menduarit aktiv prek dhe aftësitë fizike, shëndetësore dhe zhvillimin mendor.

Studiuesit analizuan 12 studime të kryera mbi 237 fëmijë midis moshës 10 dhe 19 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me varësi nga internet, e përcaktuar si një paaftësi për t’i rezistuar dëshirës për të përdorur internetin që ndikon negativisht në mirëqenien e personit të prekur dhe në jeta sociale, akademike dhe profesionale.

Skanimet MRI të kryera në tru zbuluan një rritje dhe një ulje të aktivitetit në rajonet aktive gjatë pushimit, dhe një rënie të përgjithshme në lidhjen funksionale (ndërveprimin midis zonave të ndryshme të trurit) në pjesët e përfshira në mendimin aktiv.

”Këto efekte janë të ngjashme me ato që ndodhin kur ndodh abuzimi me drogën ose lojërat e fatit”, theksojnë studiuesit.

Funksionet e prekura nga humbja e lidhjes funksionale përfshijnë koordinimin fizik, kujtesën afatshkurtër, kontrollin e impulsit, aftësinë për t’u përqendruar dhe për të marrë vendime, motivimin dhe përpunimin e informacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here