Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë – ndryshime të lehta në treg

0
35

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të fundit, çmimet maksimale për datën 19 maj 2026 kanë pësuar lëvizje të lehta krahasuar me ditët e kaluara:

Nafta (dizel): 1.62 euro për litër (rritje prej 2 centësh)
Benzina: 1.53 euro për litër (rritje prej 3 centësh)
Gasi: 0.75 euro për litër (rënie prej 3 centësh)

Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e paradites së sotme.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi ose tejkalim të çmimeve tavan nga operatorët ekonomikë.

Ankesat mund të adresohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes emailit zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000./04 Online

https://www.facebook.com/MINT.RKS/posts/1336592828653129?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here