Prokuroria në Prizren ngrit 17 aktakuza dhe ndalon një person

0
103

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person me urdhër të prokurorit, shkruan 04 Online.

Poashtu, kjo prokurori ka ngritur 17 aktakuza ndaj 23 personave për vepra të ndryshme penale, duke treguar përkushtimin e prokurorisë në ndjekjen e ligjit dhe parandalimin e kryerjes të veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here