Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela mirëpret homologun e Kosovës, Besim Kelmendi, bashkëpunim për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit

0
164

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mirëpriti ditën e sotme në një takim zyrtar homologun e tij kosovar, U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.

Të dy personalitetet vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në të ardhmen.

Leave a Reply