‘Profi i matematikës’ që jeton në Kosovë, qeni që e di sa bëjnë edhe 2 plus 1

0
406

Një qen i racës ‘Belgian Malinois’, ka habitur të gjithë në rrjetet sociale, pasi që po e di matematikën shumë mirë.

Personi që e ka këtë qen në përkujdesje është një i ri nga Kosova dhe ai shpërndan video të tij në ‘Tik Tok’.

Qeni i quajtur Xhungo, e di sa bëjnë 1+1, 2+1, e disa prej llogaritjeve më të thjeshta matematikore.

Ai e ka nofkën ‘profi i matematikës’, pasi që e din këtë matematikë të thjeshtë shumë mirë. Kur pronari e pyet sa bëjnë 2+1, qenë në fjalë lehë tre herë.

Ky lloj i qenit e ka origjinën nga Belgjika dhe përdorej si ruajtës i deleve. Belgian Malinois është kafshë lozonjare, e kujdesshme dhe e ndjeshme. Është shumë i sjellshëm me fëmijët dhe kujdesët shumë për ta. Ushtrimet e ndryshme fizike e bëjnë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe i nxisin stimulimin mendor.

Është një qen inteligjent dhe si i tillë mëson dhe përshtatet shpejt.

Leave a Reply