Prizren | Vjedhë zinxhirin e arit nga qafa e një gruaje dhe gjëra të tjera me vlerë, arrestohet nga policia

0
258
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 23.06.2022, rreth orës 05:45 në Stacionin Policor në Prizren është paraqit viktima A.L, femër shtetase e Shqipërisë, me banim në Prizren, e cila raporton se sot rreth orës 05:35 në banesën e saj kishte shkuar ish i dashuri i saj (i dyshuari) L .H.(1989) shtetas i Kosovës, i cili i’a kishte dëmtuar derën e banesës e pastaj ishte future dhunshëm në dhomën e gjumit ku ishte duke fjetur viktima.

I dyshuari e kishte kanosur me jetë viktimën duke i’a drejtuar një armë të shkurtër (pistoletë) ngjyrë e zezë sipas deklaratës së viktimës.
I dyshuari, pastaj me forcë i’a kishte tërhequr nga qafa një zinxhir ari, një unazë , një orë të dorës dy çanta me gjëra personale të viktimës si dhe pasaportën e R. Shqipërisë.
I dyshuari ishte larguar nga banesa me një veturë Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore.
Në bazë të provave të besueshme dyshohet se edhe më herët i dyshuari e ka kanosur viktimën, por rasti nuk është raportuar në polici.
Ne lidhje me ketë rast janë informuar të gjitha njësitet policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren, të cilët dhe kanë dal në vend ngjarje duke i marr veprimet e nevojshme ligjore ne lidhje me ketë rast.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron që rasti të iniciohet “Grabitje”.
Policia e Kosovës në Prizren, kanë realizuar një urdhër kontrollë të Gjyqtarit të procedurës paraprake, ku kanë kryer një bastisje ne shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit ne fshatin Rugovë komuna e Gjakovës .
I dyshuari nuk ishte në shtëpi por i njëjti pasi qe është kontaktuar përmes telefonit, ai është e paraqitet në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren.

I dyshuari është intervistuar ne prezencë te avokatit mbrojtës, ku me urdhër të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori hetimeve rajonale ne Prizren thuhet në njoftim.

Leave a Reply