Prizren | Rritje e frikshme e të infektuarve me COVID-19, dje 51 e sot 531 të infektuar

0
405

Sot gjatë ditës është raportuar për një numër të madh të të infektuarve nga COVID-19 në Komunën e Prizrenit.

Krahasuar me numrin e të infektuarve që kishte raportuar dje Ministria e Shëndetësisë me numrat e raportuar për sot, kjo rritje lirisht mund të vlerësohet shqetësuese për ditët në vijim, shkruan 04 Online.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, dje në Prizren ishin të infektuar vetëm 51 persona, kurse sot kanë rezultuar 531 të infektuar dhe nxjerr në përqindje, janë 1.041,17% më shumë. Prej tyre 238 të moshës 10 – 19, pasuar me 69 të infektuar të moshës 30 – 39 vjeç, 60 të infektuar të moshës 40 – 49 vjeç, 50 të infektuar të moshës 50 – 59 vjeç, 47 të infektuar të moshës 20 – 29 vjeç, 37 të infektuar të moshës 60 – 69 vjeë, 19 të infektuar të moshës 00 – 09 vjeç, 9 të infektuar të moshës 70 – 79 vjeç dhe 2 të infektuar të moshës 80+ vjeç.

Numri më i madh i të infektuarve i takon gjinisë femërore, përkatësisht 299 femra, derisa janë 232 meshkuj të infektuar.

Dhe, nëse bazohemi në këtë trend, besohet se infektimet ditore mund të jenë edhe më të larta se sot ditëve në vijim./04 Online

https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB?fbclid=IwAR2SDGjvrqqHJ4yF6Tvd4yhwP_NvURqAMn5uTePghisONSylz2wVhwEQCJA

Leave a Reply