Policia e Kosovës njofton se dje në Leposaviq është hasur një person me inicialet B.G., 44-vjeç, nga Atmaxha – Prizren, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person në kërkim.
I njëjti ka rezultuar me 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren.
“Nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato Vjedhje Grabitqare, për të cilën kërkohej për vuatje të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet”, njofton policia, transmeton Express.
Personi në fjalë pasiqë është arrestuar është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme.