Prizren: Arrestohet një person për posedim të substancave narkotike, dy ndodhen në arrati

0
117
Foto: Ilustrim

Në Prizren është arrestuar një person për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.49 gramë kokainë.

Bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të rastit janë identifikuar edhe dy të dyshuar që ndodhen në arrati.

Policia njofton se rasti është në hetime.

Leave a Reply